Flutura Gazplotë


Autori:
Edi Gogu
Zhanri:
Letërsi për fëmijë
Çmimi:
250 lekë, (2 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Flutura Gazplotë” nga Edi Gogu.

“Flutura gazplotë” sjell për të vegjlit historinë e magjishme të një larve të vogël, që do të ketë shoqe, por e refuzojnë, sepse u duket e shëmtuar. Ajo mbështillet nga një krizalidë dhe kur vjen koha për të dalë prej saj, të gjithë mahniten nga bukuria dhe ngjyrat e saj të larmishme.
Me dashuri dhe mirësi, “Flutura gazplotë” na mëson se brenda një zemre të vogël, të mbushur me dritë ka vend edhe për falje, edhe për miqësi të reja!