Rreth nesh
Botimet Living e nisi veprimtarinë në nëntor 2014. Qëllimi i saj është të qënët sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë. Living sjell për lexuesit shqiptarë librat bestseller duke përmbushur kërkesat e tyre referuar letërsisë bashkëkohore.
Botimi i parë nga Living është “200 Receta” nga Linda Fishta, një botim krejtësisht origjinal i kësaj shtëpie botuese, me përmbajtje dhe prodhim unik. “Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin” dhe “Humb në peshë tani” erdhën më pas, nga Botimet Living, guida për një jetë të shëndetshme dhe plot energji. Librat që kanë ndryshuar jetën e mijërave njerëzve anë e mbanë botës, janë tashmë në duart e lexuesve vendas.
“Rregullat e Gotit”, historia e Xhon Alites dhe rënia e mafias amerikane është botimi i rradhës i cili u mirëprit nga lexuesit. Romani “Cranford – Qyteza e Zonjave të fisme”, një portret i provincës së Anglisë së shekullit 19-të, si dhe një sërë titujsh bestseller të New York Times, erdhën në shqip nga Living si “Girlboss”, “Vajza e Pirenejve” dhe “Shpirt i egër”. “5 rregullat e dashurisë” ka qenë një tjetër botim i mirëpritur nga lexuesit, një guidë drejtuar dashurisë së përhershme dhe transformimit të martesave pas njohjes me gjuhët e dashurisë.
Jo vetëm kaq, por tituj të tjerë janë botuar në kuadër të të jetuarit bukur, si Festat me Living”, kushtuar një dhjetori magjik. Shumë tituj të tjerë premtojmë për lexuesit tanë!