Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko


Autori:
Edi Gogu
Zhanri:
Letërsi për fëmijë
Çmimi:
500 lekë, (3.84 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë “Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko”, një përmbledhje me përralla dhe tregime të zgjedhura nga autorja aq e dashur e librave për fëmijë, Edi Gogu.

Histori sa argëtuese, aq edhe edukative… shoqëruar me ilustrime nga më të bukurat e lozonjaret, për të kënaqur shijet e të vegjëlve tuaj.

Edi Gogu ka lindur në Tiranë në vitin 1975. E rritur nën magjepsjen e rrëfimeve të gjyshërve, pasionin e saj për të shkruar tregime për fëmijë filloi ta ushtronte duke hedhur në letër disa nga historitë që u rrëfente fëmijëve të saj, para gjumit. Madje disa nga historitë ata i kanë “thurur” së bashku. Ajo beson se një fëmijë që lexon, jeton njëkohësisht midis së vërtetës dhe magjikes. Edi jeton e lumtur në fshat me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.