TRI GRA TË JASHTËZAKONSHME TË NDARA NGA PESË SHEKUJ
Një rrëfim drithërues për fuqinë e gruas dhe fuqinë e natyrës
2019: Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret….
1619: Alta njeh sekretin e bimëve, dhunti që në familje ka kaluar brez pas brezi. Shumë fshatarë shkojnë tek ajo për ndihmë, mirëpo kur njëri prej tyre humbet jetën pasi goditet nga bagëtia, të gjithë e drejtojnë gishtin nga ajo dhe e akuzojnë për magji.
1942: Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Violeta bllokohet në pronën e madhe të familjes. E ndrydhur nga normat e shoqërisë, ajo digjet nga dëshira për të studiuar si i vëllai, por edhe nga mendimet për nënën, e cila ka ndërruar jetë prej kohësh. Përflitet se gati-gati ishte çmendur para vdekjes. Gjërat e vetme që i kanë mbetur prej saj, janë medaljoni me germën “U” dhe një gdhendje e çuditshme në murin e dhomës së saj.