Motra e mirë


Autori:
ALLY HEPWORTH
Zhanri:
Shëndet / Mirëqënie / Vetëndihmë
Çmimi:
1200 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Veç një herë Roza nuk arriti të më ndalonte të gaboja dhe ai gabim do të më përndjekë gjithë jetën.

Fern Kasëlli punon në bibliotekën shtetërore të Bejsajdit. Tri herë në javë darkon me motrën binjake, Rozën. Shmang sa të jetë e mundur turmat, dritat dhe zhurmat e forta. Ferni ka një jetë të ndërtuar me kujdes dhe prishja e rutinës mund të jetë… e rrezikshme.

Kur Roza zbulon se nuk mund të mbetet shtatzënë, Ferni përfiton nga rasti për t’i shpërblyer së motrës gjithçka që ka bërë për të. Ajo mund të bëjë një fëmijë për Rozën, mjafton që të gjejë një baba. Misioni i saj do të tronditë themelet e jetës që ka ndërtuar me kujdes për veten dhe do të nxjerrë sekretet e errëta të së shkuarës, në një histori të çuditshme, të larmishme dhe tronditëse të dashurisë së papritur.