Menopuza


Autori:
Davina McCall
Zhanri:
Shëndet / Mirëqënie / Vetëndihmë
Çmimi:
1600 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Menopauza është një cikël i jetës që e kalon çdo grua e megjithatë shumë e kalojnë me turp, frikë, informacione të gabuara ose heshtje. Pse nuk flet askush hapur për të? Kush i ka informacionet e sakta dhe si mund t’i përfitojmë ato? Pikërisht nga këto pyetje lindi ideja për këtë libër. Ne themi të vërtetën, e cila do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura për jetën tuaj dhe për trupin tuaj. Për shumë kohë, gratë kanë heshtur për menopauzën; për fillimet e saj, për simptomat, për trajtimin dhe për ndryshimet që ajo sjell në jetën tonë. Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës. Ky libër do t’i sigurojë gratë që të marrin vendimet e duhura për shëndetin dhe për jetën e tyre. Libri “Menopauza” gjithashtu ndan histori të ndryshme të grave në menopauzë, duke bërë që shumë të tjera të mos ndihen vetëm, të kuptojnë më qartë dhe të mos druhen të flasin hapur për menopauzën.