Klubi i Librit Living



A keni menduar ndonjëherë të ndani me të tjerë mendimet dhe përshtypjet tuaja mbi një libër? Botimet Living organizuan Klubin e Librit Living në datë 30 shtator 2016. Të gjithë adhuruesit e librave u mbodhën së bashku për të ndarë një dashuri të përbashkët, dashurinë për librin. Në këtë takim të parë, sw bashku kryeredaktore e Botimeve Living, Etleva Çepele dhe tw ftuarwn tonw Iva Tiço u diskutua një nga librat më të pëlqyer të vitit, “Shpirt i egër” nga Cheryl Strayed. Gjithashtu, lexuesit që na u bashkuan mundën të përfitonin të gjithë titujt e Botimeve Living me 30% zbritje.