Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it


Autori:
David Meerman Scott
Zhanri:
Shëndet / Mirëqënie / Vetëndihmë
Çmimi:
1500 lekë, (12.2 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it” nga David Meerman Scott.

Si të rritni biznesin tuaj me këshillat e një klasiku të biznesit modern.

Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri “Rregullat e reja të marketingut dhe
PR-it” është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit
në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.
David Meerman Scott jep shembuj konkretë suksesi, nga organizata anembanë globit, dhe
informacione të zgjeruara për teknika, si marketingu i përmbajtjes dhe kapja e lajmit. Ai sjell për të interesuarit lajmet e fundit për marketing të suksesshëm nga rrjetet sociale (YouTube, Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe LinkedIn).
Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it.

“Kur lexova ‘Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it’ për herë të parë, ishte si një EUREKA për mua në Hubspot. Davidi ka zbuluar çelësin e suksesit për marrëdhënien shitës-blerës, duke
shkruar një libër klasik që i ndihmon ata që bëjnë marketing, të përfitojnë prej tij.” -Brian Halligan, CEO i HubSpot

“Davidi është i ditur, argëtues dhe frymëzues! Askush nuk di më shumë sesa ai për të fituar
zemrën e blerësve. Strategjitë e tij të jashtëzakonshme rishtrojnë rrugën e sipërmarrësve në
treg dhe i ndihmojnë ata të rritin bizneset.” -Toni Robbins

“Ky libër i shkëlqyer, që na njeh me bazat e marketingut të mijëvjeçarit të ri, duhet t’i shkojë në dorë çdo profesionisti të PR-it.” -Publishers Weekly

DAVID MEERMAN SCOTT është autor i dhjetë librave marketingu. Librat e tij u hapin sytë njerëzve për realitetin e botës së shitjeve, marketingut dhe PR-it. Blogu i tij i njohur, puna këshillimore me kompanitë me rritje të shpejtë biznesi dhe qindra fjalimet e tij për marketingun nëpër botë, e kanë ndihmuar të ketë një perspektivë unike për mënyrën se si bizneset zbatojnë strategjitë e reja për të shkuar te blerësit në kohë reale.