Mirë se vini në verën më të trazuar të shekullit XX!
Është viti 1969 dhe kohët po ndryshojnë.
Çdo vit, fëmijët e familjes Levini presin me padurim ta kalojnë verën në shtëpinë e gjyshes, në qendër të Nantaketit, por tani asgjë nuk është më si më parë: djalit të vetëm të familjes i vjen thirrja për të luftuar në Vietnam, ndërsa tri motrat do të kalojnë gjithashtu një stinë të pazakontë.
Ndërkohë, secili prej tyre fsheh një sekret.
E teksa vapa përvëluese sa vjen e rritet, senatori Kenedi përfshihet në një aksident të dyshimtë në Çapakuidik; njeriu i parë fluturon në Hënë; Xhesi, familja e saj dhe pjesa tjetër e vendit përjetojnë trazirat më të rënda.
Në romanin e saj të parë historik, të pasur me detajet e një epoke që formësoi një komb dhe një ishull pesëdhjetë kilometra larg detit, Elin Hilderbrandit i takon sërish titulli “mbretëresha e romanit veror”.