Nesër, Nesër dhe Nesër


Autori:
Gabrielle Zevin
Zhanri:
Romane historikë
Çmimi:
1400 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Një ditë të ftohtë e të hidhur dhjetori në Harvard, Sem Masuri del nga treni i metrosë dhe mes turmave të njerëzve që presin në platformë sheh Seidi Grinin. Kur e thërret në emër, për një çast ajo pretendon se nuk e ka dëgjuar, por më pas kthehet. Këtu fillon loja: një bashkëpunim legjendar që do t’i çojë drejt yjeve. Në një shtrirje tridhjetëvjeçare libri “Nesër, nesër dhe nesër” i Gabrielle Zevin-it shqyrton natyrën e shumëllojshme të identitetit, paaftësisë, dështimit, mundësive në lojë dhe, mbi të gjitha, nevojën e njeriut për t’u lidhur: për të ndier dashuri dhe për të dashur. Semi dhe Seidi janë shokë fëmijërie, shpesh të dashuruar, por kurrë të dashur. Historia e tyre e pakohë do të njohë sukses, famë, tragjedi, dyfytyrësi dhe, në njëfarë mënyre edhe një lloj pavdekësie. Një histori dashurie, por jo nga ato që keni lexuar më parë.