Trashëgimia


Autori:
Cynthia D’Aprix Sweeney
Zhanri:
Romane historikë
Çmimi:
1300 lekë, (10.8 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Trashëgimia” nga Cynthia D’Aprix Sweeney.

Nuk ka familje pa probleme, por familja Plamb qëndron përmbi të gjitha, edhe mes më problematikeve. Vite të tëra tensioni dhe mosmarrëveshjesh arrijnë kulmin kur Melodia, Beatrisa dhe Xhek Plambi mblidhen për t’u përballur me vëllanë e tyre të pandreqshëm, Leon, i cili sapo ka dalë nga një qendër rehabilitimi. Disa muaj më parë, në gjendje të dehur dhe të droguar, ai bëri një aksident të rëndë automobilistik bashkë me një nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ky aksident vuri në rrezik trashëgiminë e familjes Plamb, të cilën vëllai dhe motrat mezi prisnin ta shtinin në dorë, për të zgjidhur secili problemet e veta familjare.
A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.

Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.