Kapitenia Dominika Egorova e Shërbimit Sekret Rus përçmon oligarkët, mashtruesit dhe banditët e Rusisë së Putinit, por askush nuk e di që ajo punon njëkohësisht edhe për CIA-n. Trajnimi i saj si Harabel në artin e seks-spiunazhit i ndërlikon më tej rreziqet vdekjeprurëse që duhet të ndërmarrë, njësoj si dashuria për oficerin e çështjes, Nataniel Neshin. Kimia dhe epshi mes tyre janë po aq të rrezikshme sa tradhtia.
Ndërkohë që i shmanget me mjeshtëri ekspozimit, Dominika merret me një shef vrastar psikotik, i mbijeton një atentati iranian, përpiqet të shpëtojë një agjent të dyfishtë të arrestuar dhe të pengojë flirtet kërcënuese të Putinit.