Luaj lojën tënde


Autori:
Joan Didion
Zhanri:
Romane historikë
Çmimi:
1000 lekë, (8.2 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Luaj lojën tënde” nga Joan Didion.

Përmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve `60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje,
si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj. Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të “botës hollivudiane” ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë.
Sipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te “Toka e mbeturinave”. Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që “Toka e mbeturinave” është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.