Dimri I Luanëve (SAGA E FLORIOVE -2)


Autori:
Stefania Auci
Zhanri:
Romane historikë
Çmimi:
1400 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Ambicie, shkëlqim, pengje… Palermo që rritet bashkë me Floriot: dashnorët dhe padronët e tij.Floriot, luanët e Sicilisë kanë fituar. Iku koha e mjerimit që vuajtën Paolo dhe Injacio kur shkelën për herë të parë në atë vend, për t’i shpëtuar varfërisë. Pasuria e vetme që kishin asokohe ishte vendosmëria. Sot, ata kanë pallate e fabrika, anije dhe tonare, mëndafsh dhe xhevahire. Sot, ata i adhuron dhe i nderon një qytet i tërë. Kështu, Injacio i ri nuk i trembet askujt. Fati i Shtëpisë Florio ka qenë fati i tij që në lindje, ai i rrjedh të shkojë përtej Sicilisë, drejt Romës dhe intrigave të politikës, drejt Europës dhe Mesdheut, drejt blerjeve të gjithë arkipelagut të Egadit. Ai e provon, por shpejt kupton se nuk mjafton të kesh gjakun e Floriove. Nevojitet edhe diçka tjetër, diçka që e kishin vetëm gjyshi dhe babai i tij, ai jo.