Të flas nën zë


Autori:
Lucrezia Scali
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, (9.27 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Të flas nën zë” nga shkrimtarja italiane Lucrezia Scali.

Mia është tridhjetë vjeçe, ka një të shkuar që nuk i pëlqen ta kujtojë dhe një familje, së cilës përpiqet t’i qëndrojë larg. Natën, ajo ëndërron për princin e kaltër, ndërsa në mëngjes, zgjohet pranë Bubusë, qenit të saj të dashur. Mia i adhuron kafshët dhe përveçse ka një ndër klinikat më të mira veterinare në Torino, është në prag të realizimit të një projekti shumë të rëndësishëm për të: t’u rikthejë buzëqeshjen fëmijëve të shtruar në spital nëpërmjet terapisë së kafshëve. Mirëpo dashuria e madhe, me sa duket, nuk ka ndër mend të mbërrijë në jetën e saj ose të paktën, kështu mendon Mia para se të njohë Albertin, një mjek tërheqës, dhe Diegon, një polic në dukje aventurier, i cili sapo është transferuar nga Pulja në Torino. Më në fund, Kupidi do të lëshojë shigjetën: a do të arrijë vallë të godasë njeriun e duhur për zemrën e Mias?

L U C R E Z I A   S C A L I

Ka lindur në Monkalieri në vitin 1986 dhe disa vjet më vonë, është transferuar në Torino. Dashuria për kafshët e nxiti të vazhdonte Fakultetin e Veterinarisë në Gruljasko, ku vazhdon ende studimet. Që nga viti 2012, ajo ka edhe një blog të vetin: Libri që rreh (Il libro che pulsa).