Sekreti i krishtlindjes


Autori:
Richard Paul Evans
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, (10 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Sekreti i Krishtlindjes” nga Richard Paul Evans.

I dashur univers,
A ka njeri aty?
Me idenë se nuk e lexon askush, një blogere e vetëquajtur LBH shkruan për ndjenjat e saj më të fshehta, veçanërisht për vetminë që duket sikur po e mbyt. Ditë pas dite ajo pyet veten se si do të ndihej, sikur dikush të donte t’ia dinte për të.
Aleks Bartleti, në Dejtona Biç, Florida, lexon postimet e saj dhe gjen veten në çdo lexim, në çdo shkrim që i duket si një pasqyrë e jetës së tij. Duke ndjekur një gjurmë të lënë pa dashje nga LBH-ja, ai niset për në Midueji, Jutah, i vendosur për të zbuluar se kush është ajo grua, për të cilën di vetëm se emri i fillon me L dhe mbiemri me H. Në vend të saj, me të mbërritur atje njihet me Arian.
Në fund, Aleksi e gjen LBH-në, një grua sa të bukur, aq edhe të mirë, ashtu siç ai e kishte imagjinuar në netët e gjata pa gjumë. Por si t’ia thotë që ai e di sekretin e saj? Çfarë e pengon ta bëjë këtë? Mos ndoshta ndjenjat për Arian?