Kopshti nën dritën e hënës


Autori:
Corina Bomann
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1300 lekë, (10.8 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti nën dritën e hënës” nga Corina Bomann.

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
Bashkë me shoqen e ngushtë, Elenën, dhe muzikologun bukurosh, Gabriel Thorntonin, Lili niset në kërkim të origjinës së violinës. Ajo ndjek gjurmët e saj nga Anglia, në Itali e më pas në Sumatra, Indonezi.
Përgjatë këtij rrugëtimi, ajo do të njihet me historinë e Roza Galluejit, një vajze bukuroshe me prejardhje angleze dhe indoneziane, e cila ka jetuar mes kopshteve përrallore të Sumatrës më shumë se njëqind vjet më parë. Dikur një violiniste e shkëlqyer, shumë e dashur për publikun, gjurmët e saj një ditë humbasin papritmas, në moshë fare të re.
Teksa shpalos pak nga pak historinë e Rozës (dhe sekretet e saj) Lili fillon ta shohë jetën
nga një këndvështrim i ri.