Gruaja e liqenit


Autori:
Sara Gruen
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, (9.27 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë romanin “Gruaja e liqenit” nga Sara Gruen.

Befasuese… një histori guximi, aventure, miqësie dhe dashurie gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. Elisi vendos se mënyra e vetme për të rifituar respektin e të atit është që të triumfojë atje ku ai ka dështuar: në kapjen e përbindëshit të famshëm të Lok Nesit.

Pasi arrin ta bindë të shoqen t’i shkojë pas, Elisi, Medlina dhe shoku i tij i ngushtë përfundojnë në një fshat të largët të Skocisë, banorët e të cilit i përçmojnë të huajt e çuditshëm. Gjatë ditës, kur Elisi dhe Henku janë në kërkim të përbindëshit, Medlina mbetet vetëm në bujtinën e izoluar, ku ushqimi është me racion dhe çdo e trokitur e postierit mund të sjellë një ogur të keq. Megjithatë nuk kalon shumë dhe ajo bie në dashuri me bukurinë e rrallë dhe magjinë e fshatit skocez.

Pak nga pak, ajo zë miqësi me banorët e fshatit dhe kjo i hap horizonte të paeksploruara më parë. Pikërisht atëherë, fillon të kuptojë se asgjë nuk është ashtu si duket, madje duke nisur nga vetë jeta e saj. Në Skoci, Medlina Hajd kupton jo vetëm forcat e errëta që e rrethojnë, por edhe mundësitë e bukura që mund të të rezervojë jeta në çdo çast.