Dashuri e shëmtuar


Autori:
COLLEEN HOOVER
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, (10,25 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Dashuri e shëmtuar”

Kur Tejt Kollins takon djalin e heshtur dhe të përvuajtur Majls Arçer, nuk mund të themi se është dashuri me shikim të parë. Ata as shokë nuk bëhen dot në fillim. E vetmja e përbashkët që kanë është një tërheqje fizike, që nuk mund të mohohet. Kur dëshirat e tyre dalin hapur, krijohet një lidhje pa kushte. Ai nuk është në kërkim të dashurisë, ndërsa ajo nuk ka kohë për dashuri. Kështu, mbetet vetëm një marrëdhënie për seks. Megjithatë, çuditërisht ata janë të kënaqur, sidomos për sa kohë që Tejti u përmbahet dy rregullave kryesore të Majlsit: të mos e pyesë për të shkuarën dhe të mos ketë pretendime për të ardhmen.
Ata mendojnë se nuk ka asnjë problem me këtë zgjedhje, vetëm se gjërat tjetërsohen kur emocionet fillojnë ta ndryshojnë ekuacionin. Atëherë…
HYN NË LOJË ZEMRA
SHKELET FJALA E DHËNË
SHKELEN RREGULLAT
DASHURIA BËHET E SHËMTUAR