Brixhërtonët – Unë dhe Duka


Autori:
Julia Quinn
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, (9.8 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Brixhërtonët – Unë dhe Duka” nga Julia Quinn.

Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t’i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t’u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç’duhet…
Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.
Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t’u shpëtuar detyrimeve shoqërore.
Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla…