Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Shpirt i egër".
Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës. Pa pasur asnjë lloj përvoje dhe as stërvitjen e duhur, e udhëhequr vetëm nga vullneti i hekurt, ajo përshkoi më shumë se një mijë e pesëqind kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington, e vetme. Një histori e treguar me shumë stil, ngrohtësi dhe humor. “Shpirt i Egër” rrëfen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, E SHËROI!
Një libër i mrekullueshëm, i cili nuk është vetëm argëtues, por të bën të ndihesh shumë mirë pasi e ke përfunduar. – THE BOSTON GLOBE
Një nga librat më origjinalë dhe më të bukur të historive amerikane ndër vite. – NPR BOOKS
Libri “Shpirt i egër” është vlerësuar si libri më i mirë i vitit nga: NPR, The Boston Globe, Entertainment Weekly. – Vogue
Një libër i mbushur me emocione… të bën të ndiesh përvëlimin e shkretëtirës, akujt e Lartësive Sierra dhe fuqinë mbresëlënëse të një gruaje të jashtëzakonshme. – People
I gjallë, prekës dhe shumë frymëzues. – THE WALL STREET JOURNAL
Strayed ka një talent të lindur për të artikuluar ankthin dhe mirënjohjen që vjen pas kapërcimit të tij – THE WASHINGTON POST
I çlirët, seksi dhe i trishtë… E përshkon një frymë punk dhe të lë një përshtypje sa tokësore aq edhe amerikane – THE NEW YORK TIMES
Shkatërrues dhe lavdiplotë. – SLATE