Pushteti i të heshturve


Autori:
Susan Cain
Zhanri:
Non Fiction
Çmimi:
1200 lekë, (9.80 €)

Botimet Living prezantojnë librin “Pushteti i të heshturve” nga Susan Cain, një libër mbi fuqinë e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri.

Libri që nxiti revolucionin e të heshturve

Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë introvertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin; të krijojnë, por jo të promovohen; të punojnë në vetmi dhe jo në grup. Ky libër është për introvertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë!

Në librin “Pushteti i të heshturve”, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë introvertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tonë. Përveç këtyre, na prezanton me introvertë të suksesshëm. Susan Cain ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta. Ky libër ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për introvertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.