Agjenti anglez


Autori:
Daniel Silva
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1400 lekë, (10.81 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë “Agjenti anglez”, një vepër mjeshtërore e letërsisë së spiunazhit, nga Daniel Silva!

Një princeshë e vrarë…
Një hesap i vjetër për t’u larë…

Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon.
Në shënjestrën e Gabrielit është Ejmon Kuin, mjeshtër në prodhimin e bombave dhe vrasës me pagesë. Përkrah, Aloni ka ish-komandon dhe vrasësin me pagesë, Kristofer Keler, i cili i njeh mirë aktivitetet e Kuinit.
Por, Gabrieli ende nuk e ka kuptuar që ka të bëjë me një armik të vjetër, i cili dëshiron vdekjen e tij, më shumë se gjithçka tjetër. Shumë shpejt, ai do të kuptojë se edhe “vdekja” ka anët e saj të mira…

“Gabriel Aloni është një ndërthurje e Xhejson Bornit dhe Xhejms Bondit” – Daily Mail