Zonja Benz


Autori:
Jill Alexander Essbaum
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1200 lekë, (9.27 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Zonja Benz" nga autorja Jill Alexander Essbaum.

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht. E paaftë për t’u përshtatur me botën zvicerane e për pasojë, edhe me të shoqin, Brunon, Ana përpiqet të përjetojë eksperienca të reja: kurse gjuhe, terapi me psikologe, si edhe një sërë lidhjesh dashurie, të cilat i krijon me një lehtësi që habit edhe atë vetë. Kur ajo vendos t’u japë fund atyre marrëdhënieve, zbulon se nuk është edhe aq e lehtë. Aty nisin tensionet dhe fillojnë të dalin gënjeshtrat. Pasi kalon çdo kufi morali, Ana kupton se, kur një femër del nga rruga e drejtë, nuk ka më kthim pas…
Sensual, intensiv dhe i shkruar me saktësinë e një ore zvicerane, romani “Zonja Benz” i autores Jill Alexander Essbaum, është një mësim për martesën, tradhtinë, seksin, moralin, por mbi të gjitha, është një mësim për jetën. Historia e Anës shpaloset me mjeshtëri dhe na tregon se si ndonjëherë ne e gjejmë veten, por ndonjëherë edhe e humbasim atë.