Marsiani


Autori:
Andy Weir
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1200 lekë, (9.27 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Marsiani” nga autori Andy Weir, i konsideruar romani më i shitur sipas “New York Times”.

Një mision në Mars, një aksident i tmerrshëm, lufta e një njeriu për mbijetesë

GJASHTË DITË MË PARË, astronauti Mark Uatni u bë një nga njerëzit e parë që u ul në Mars. Tani, ai është i sigurt se do të jetë njeriu i parë që do të vdesë atje. Pas një stuhie të fuqishme rëre, që e detyron ekuipazhin të largohet nga planeti, me idenë se kolegu i tyre ka vdekur, Marku e gjen veten të izoluar në Mars dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u lidhur me Tokën që të njoftojë se është gjallë. Edhe sikur të arrinte të komunikonte, furnizimet ushqimore do t’i mbaroheshin disa vite para se në Mars të mbërrinte një mision shpëtimi.

Makineritë e dëmtuara, terreni i ashpër apo edhe gabimet njerëzore, mund t’ia marrin jetën më parë. I armatosur vetëm me dijet e tij, aftësitë inxhinierike dhe sensin e humorit, që është burimi i tij i forcës, Marku fillon një luftë për mbijetesë. A do të mundet ai t’u bëjë ballë pengesave të shumta që do t’i dalin përpara?

“E mrekullueshme… Një jehonë e mendjes së ndritur të njeriut dhe shembulli më i pastër i fantashkencës së vërtetë, që nuk ishte parë për vite me radhë” – WALL STREET JOURNAL