Botimet Living prezantojnë librin “Friend Request: kërkesë për miqësi” nga autorja Laura Marshall, i konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua…
Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë.
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua…
…por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
“Kërkesë për miqësi” është romani që do t’ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t’ju lërë pa frymë deri në të fundit.