Vajzat e zhdukura të Uilloubrukut


Autori:
ELLEN MARIE WISEMAN
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1400 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

NJË HISTORI RRËQETHËSE MBIJETESE BAZUAR NË NJË HISTORI TË VËRTETË

Seixh Uintërsi e ka ditur gjithmonë se binjakja e saj identike ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ato të dyja pëlqenin të njëjtat gjëra, por Rozmaria ishte më delikate, emocionohej më shumë, si kur gëzohej, edhe kur hidhërohej dhe dukej sikur kishte gjithmonë nevojë për mbrojtje. Gjashtë vjet pasi Rozmaria ndërron jetë nga pneumonia, Seixhi, tanimë gjashtëmbëdhjetë vjeçe, ka njësoj mall për të motrën. Nënën e humbi në një aksident automobilistik, ndërsa Alani, njerku, e konsideron si një barrë të padëshiruar. Edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi, Seixhi shtanget kur mëson se ai i ka mbajtur një të fshehtë të kobshme: Rozmaria nuk ka vdekur; ajo mbahet në Shkollën Shtetërore të Uilloubrukut, por është zhdukur prej disa ditësh… Seixhi nuk di shumë për Uilloubrukun. Ai vend ka qenë gjithmonë i mbuluar nga një vel misteri dhe thashethemesh. Gjithashtu, është vendi ku prindërit i kërcënojnë gjithmonë fëmijët se do t’i çojnë, nëse sillen keq. Pa ditur se ç’e pret, Seixhi niset në kërkim të së motrës. Ato që do të zbulojë sapo të shkelë në Uilloubruk, do t’ia ndryshojnë jetën në një mënyrë që nuk e kishte imagjinuar kurrë.