Toka amerikane


Autori:
Jeanine Cummins
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1300 lekë, (10.8 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Toka amerikane” nga Jeanine Cummins.

Edhe njerëzit nga kjo anë kanë ëndrra!
Lidia Perez jeton në qytetin e Akapulkos, në Meksikë. Ajo ka një librari, që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur.
Një ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit. Lidia nuk e di, por ai është shefi i kartelit më të ri të drogës në qytet. Mes të dyve lind një miqësi shumë e veçantë, e cila e bën Lidian të besojë në mirësinë e atij njeriu.
Në një qytet që drejtohet nga një kartel droge, miqtë mund të bëhen armiq brenda një nate dhe Lidias nuk i mbetet veçse të arratiset nga qyteti, bashkë me të birin. Rrugëtimi është i rrezikshëm, jo vetëm për ata, por edhe për shumë të tjerë që do të njohin përgjatë tij. Kujt mund t’i besojë dhe sa e për gatitur është Lidia për të sakrifikuar gjithçka?