Ishulli i rrahjeve të zemrës


Autori:
Laura Imai Messina
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1200 lekë, (12 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Deri ku mund të arrijnë njohuritë tona? Në jugperëndim të Japonisë, në një pjesë deti të ndarë nga dy provinca, Kagaua dhe Okajama, ekziston një ishull unik në botë: Teshima.

Në pikën lindore të ishullit është një ndërtesë e vogël ku gjenden të arkivuara rrahjet e zemrave të dhjetëra mijëra njerëzve, disa ende gjallë e disa tashmë hije, me origjinë nga vende të ndryshme të planetit. Quhet “Shinzo-on no Akaibu”, Arkivi i Rrahjeve të Zemrës.

Shuiçi vëren një fëmijë misterioz që endet rrotull shtëpisë. Prania e tij e çuditshme ngre shumë pyetje: kush është ai fëmijë dhe pse zgjodhi shtëpinë e tij?

Rrugëtimi do t’i çojë në një vend që rreh me ritmin e zemrës, të shqiptuar në të gjitha gjuhët e botës.