Gruaja tjetër


Autori:
Daniel Silva
Zhanri:
Mister / Fantazi / Thriller
Çmimi:
1400 lekë, (11.3 €)

Botimet Living prezantojnë librin “Gruaja tjetër” nga Daniel Silva.

NJË KRYEVEPËR MODERNE SPIUNAZHI, DASHURIE DHE TRADHTIE

Ajo dinte sekretin e tij më të madh…
Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja infiltroi një agjent në zemër të Perëndimit…
Vetëm një njeri mund ta zbulojë komplotin dhe ai është Gabriel Aloni, restauruesi legjendar i veprave të artit dhe kreu i Shërbimit Sekret Izraelit. Për të nuk është hera e parë që lufton me forcat e errëta të Rusisë së Re, duke rrezikuar edhe kokën. Tani, ai dhe rusët do të përfshihen në një përballje përfundimtare epike, prej nga do të varet ekuilibri i rendit global të pasluftës.