ROMANI “GRA NË HIJE” HEDH DRITË MBI TË
GJITHA GRATË , SAKRIFICA DHE PËRKUSHTIMI
I TË CILAVE SHPESH U HARRUA .
NJË HISTORI E GJALLË , ME NJË HEROINË TË PAHARRUESHME, IDEALIZMI DHE GUXIMI
I SË CILËS DO TË PËRCAKTONIN
NJË EPOKË.
Edhe gratë mund të jenë heroina. Kur dëgjon këto fjalë, Frensis Mekgrathi merr thirrjen e jetës. E rritur në botën e mbushur me diell të Kalifornisë Jugore dhe e mbrojtur nga prindërit konservatorë, ajo ka qenë gjithmonë krenare, mirëpo në vitin 1965 bota po ndryshon dhe ajo befas guxon të imagjinojë një të ardhme ndryshe. Kur vëllai i saj shkon për të shërbyer në luftë në Vietnam, ajo bashkohet me Korpusin e Infermiereve të Ushtrisë dhe ndjek rrugën e tij.
E pastër dhe e papërvojë sa edhe djemtë e dërguar në Vietnam për të luftuar, Frenki mbingarkohet nga kaosi dhe shkatërrimi i luftës. Çdo ditë është si një bast mes jetës dhe vdekjes.
Mirëpo lufta është vetëm fillimi për Frenkin dhe miqtë e saj veteranë. Beteja e vërtetë qëndron në kthimin në shtëpi, në një Amerikë tashmë të ndarë, me protestues të zemëruar dhe në një vend që dëshiron ta harrojë Vietnamin.