E fshehta e shëronjëses


Autori:
Sabine Ebert
Zhanri:
Dramë
Çmimi:
1300 lekë, (10.04 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “E fshehta e shëronjëses” nga shkrimtarja gjermane Sabine Ebert.

Lëreni Saksoninë e shek. XII t’ju marrë me vete…

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat… ose disfatë… Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. Ajo do të bashkohet me një grup kolonësh të nisur drejt Saksonisë së sotme, një zone ende e pashkelur asokohe.

Kolonët udhëhiqen nga Kristiani, kalorësi fisnik që magjepset nga bukuria dhe brishtësia e Martës dhe kthehet në njeriun e vetëm që mund të ndryshojë fatin e saj. Por urtësia dhe dhuntia e shëronjëses tërheqin edhe vëmendjen e Randolfit, armikut të përbetuar të Kristianit në oborr. Të dy do të ndeshen për pushtet dhe pasion,për drejtësi dhe nder.

“E fshehta e shëronjëses” është vëllimi i parë i sagës së shëronjëses, një vepër që na përball me personazhe të vërteta dhe imagjinare, me fate të trilluara dhe historike të kohës së perandorit Frederik Barbarosa.