Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm – nga Martha Stewart



“Ti je si një lule që çel me vonesë”, – i tha mjeku Martës, autores së librit “Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm”, kur i bëri një ekzaminim shëndetësor. Këtë konstatim të tijin, ajo e mori si një kompliment të vyer, që e shtyu të punonte fort për projektet e saj të ardhshme. Nuk është kurrë vonë për t’ia nisur nga e para, për të vazhduar ëndrrat apo për t’i dhënë udhë karrierës suaj, dhe këtë Marta e dinte mirë. Ajo është kthyer sot në eksperten më të njohur në Amerikë për stilin e jetesës.

 

Në vitin 2008, Marta Stjuart ngriti qendrën “Martha Stewart Center for Living”, për të lehtësuar qasjen e të moshuarve ndaj kujdesit shëndetësor, ndërsa në vitin 2013, ajo botoi librin e saj “Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm”, një udhëzues praktik për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët.

Të luftosh me kohën, është mjaft e vështirë, ndoshta edhe e pamundur! Ndër vite, njerëzit kërkojnë t ë mësojnë si të luftojnë plakjen, duke u përpjekur gjithnjë e m ë shumë për t’u dukur të rinj. Plakja është një proces i natyrshëm i jetës, ndaj mos e luftoni atë, përkundrazi, përqafojeni dhe kujdesuni që të plakeni me hijeshi

 

“MOS U SHQETËSONI PËR PLAKJEN, SEPSE NUK EKZISTON ILAÇI MAGJIK KUNDËR SAJ!”

Këshillat e Martës janë të vyera për të gjithë njerëzit mbi të dyzetat. Ajo është një përkrahëse e madhe e tyre dhe nëpërmjet librit të saj “Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm” ajo thyen steriotipat e plakjes dhe nxit këdo për të përqafuar një stil aktiv e të shëndetshëm jetese.

 

“MENDOJENI VETEN SI NJË LULE BONSAI!”

Midis shumë luleve të pranverës, të kësaj stine në lulëzim, zgjidhni të jeni një bonsai, një lule që rritet gjithmonë. Nëse do të kujdeseni për veten nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik, shumë shpejt do të ndieni se vitet do të ndalojnë për ju. Ashtu si një lule bonsai, e cila, me kujdesin e duhur, çel, lulëzon e bëhet më e bukur, edhe ju do të ndiheni pikërisht kështu kur të kuptoni rëndësinë e jetës së shëndetshme.

 

JEPINI PËRPARËSI MIRËQENIES SUAJ!

Nuk është kurrë herët e as vonë për të filluar, pavarësisht regjimit që keni ndjekur deri tani. Studimet dëshmojnë se fillimi dhe ruajtja e një regjimi të shëndetshëm, në moshë të mesme apo të thyer, të zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj.

 

“Një njeri mund të mbetet aktiv edhe pas moshës kur zakonisht fuqitë bien, nëse s’i druhet ndryshimit, ka kureshti të pashuar intelektuale, interes për gjërat e mëdha dhe kënaqet lehtë,”

– EDITH WHARTON

 

NJIHUNI ME “10 RREGULLAT E ARTA” TË MARTA STJUARTIT, LEXONI ME VËMENDJE LIBRIN E SAJ “TË JETOSH GJATË DHE SHËNDETSHËM” DHE ZBATOJINI ATO PËR NJË PLAKJE TË SUKSESSHME.

1. Ushqehuni mirë
2. Mbani një peshë të shëndetshme
3. Qëndroni fizikisht aktivë
4. Bëni gjumë cilësor
5. Mos u ankoni – ndryshoni atë që mundni dhe pranoni atë që nuk mund të ndryshoni
6. Jini gjithmonë kureshtarë
7. Vizitohuni rregullisht te një mjek i mirë i përgjithshëm
8. Përdorni krem mbrojtës kundër diellit
9. Zbuloni pasionin tuaj
10. Bashkëveproni me të tjerët