Trajektorja e Megan Markëllit nga aktore e panjohur në ikonë botërore është e jashtëzakonshme. Pas një fëmijërie të kaluar në sheshxhirimet e Hollivudit, ajo luftoi për t’u bërë një yll. Po edhe kur e mori rolin e rëndësishëm, ëndrra e saj e përjetshme për t’u bërë e famshme ishte ende e pakapshme. Në vitin 2016 krijoi fundin e përrallës së saj: magjepsi princin. Më në fund, bota ishte skena e saj. Familja mbretërore britanike besonte se suksesi marramendës i dasmës së Saseksëve, i ndjekur dhe i festuar në mbarë botën, ishte fillimi i një epoke të re për Uindsorët. Megjithatë, brenda një viti të trazuar, ëndrra u kthye në makth. Si pasojë e fushatës së turpshme “Megxit” dhe intervistës së Oprah Uinfrit, fati i familjes mbretërore duket vazhdimisht i kërcënuar. Publiku mbetet në mëdyshje. Suksesi i Meganit është lëvduar, por ka sjellë edhe hutim e indinjatë. Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre? Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh dhe hakmarrjeje.