Panairi i Librit, “Tirana 2019”
Botimet Living ishin edhe këtë vit pjesë e panairit të 22-të të librit. Ky event madhështor që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve gjatë datave 14-17 nëntor, bashkoi si çdo vit lexues nga të gjitha trevat shqiptare.
Stenda e Botimeve Living ndodhej në katin e dytë dhe solli këtë vit titujt më të preferuar për të gjithë lexuesit. Libra si “Madame Chic”, “Parajsa e bardhë”, “Zonjat e para”, “Unë dhe Hemingueji”, “Gruaja sekrete” apo “Shpikja e flatrave” ishin sensacioni i këtij viti në panair.
Botimet Living, me shumë dashuri, kënaqën edhe lexuesit e vegjël me dy libra të rinj të historisë shumë të pëlqyer të Mashës dhe Ariut!
Me bindje themi se librat e Botimeve Living shënuan suksesin e rradhës edhe në panairin e këtij viti!