Panairi i Librit “Tirana 2018”



Takohemi si çdo vit në eventin më të madh të librit në Shqipëri. Në datat 14-18 Nëntor zhvillohet edicioni i 21 i Panairit të Librit! Ne ju presim në stendën e Botimeve Living në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve. Këtë vit, në stendën tonë do të gjeni një sërë titujsh të rinj si “Në lindje të Edenit”, kryevepra e letërsisë botërorë nga John Steinbeck apo “Kandidi ose optimizimi” nga Voltaire, romane bazuar në histori të vërteta si “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat pa emër”. Të tjerë romane për të mos u humbur në këtë panair janë “Një xhentëlmen në Moskë”, “Vitet e pafajësisë”, “Motra tjetër” etj. Për të gjithë adhuruesit e spiunazhit, Daniel Silva vjen përsëri në shqip me “Agjenti anglez”. Të gjithë botimet që po kërkoni, vetëm në stendën e Botimeve Living!