Botimet Living dhurojnë plot 90 libra për lexuesit e vegjël të shkollës “Naim Frashëri”



Botimet Living e nisën këtë ditë të bukur tetori duke dhuruar 90 libra për shkollën nëntëvjecare “Naim Frashëri”, ku studion edhe përkthyesja më e vogël e shtëpisë sonë botuese, Darla Cepele.

Tetori njihet si muaji i librit dhe stafi i Botimeve Living me qëllim për t’i afruar fëmijët akoma më tepër me librat dhe leximin dhuroi disa nga titujt më të pëlqyer për bibliotekën e shkollës “Naim Frashëri”.

Ky eveniment i Botimeve Living u prit me shumë dashuri nga stafi dhe nxënësit e shkollës.

Kjo mikpritje dhe dëshirë e tyre ndez dritën jeshile se bota e librave duhet të zgjerohet, sepse aty jashtë ndodhen lexues të vegjël e të rritur që duan të formohen e edukohen me anë të librave.