Botimet Living dhurojnë 150 libra për universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës
Botimet Living dhurojnë 150 libra për studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Biblioteka e këtij fakulteti është pasuruar me librat artistikë të Botimeve Living, ndër të cilët janë përzgjedhur kryesisht romane klasikë, si dhe libra bestseller.
Dhurimi i librave në biblioteka është kthyer në një traditë për shtëpinë botuese Living, e cila edhe më parë ka dhuruar një sërë titujsh për bibliotekat e shkollave 9 vjeçare apo të njësive bashkiake në Tiranë.
Botimet Living vazhdojnë me sukses misionin për të sjellë letërsinë më të mirë dhe për të afruar sa më shumë të rinj me librin!
View this post on Instagram