Ushqimet që shpëtojnë jetë


Autori:
Michael Greger, Gene Stone
Zhanri:
Shëndet / Mirëqënie / Vetëndihmë
Çmimi:
1300 lekë, (10.04 €)

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” nga Michael Greger dhe Gene Stone.

Përse t’i varni shpresat tek ilaçet dhe kirurgët për të kuruar sëmundjet më kërcënuese për jetën, kur mund të merrni vetë vendimet e duhura për të mos u sëmurur fare?

Libri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” jep këshilla të vërtetuara shkencërisht për parandalimin e sëmundjeve më vdekjeprurëse, si: sëmundjet e zemrës, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës, sëmundjet e lidhura me tensionin e lartë dhe diabetin. Ai gjithashtu paraqet përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore, që mund të arrihen me një regjim shumë të thjeshtë. Bazuar në studimet shkencore më të fundit, “Ushqimet që shpëtojnë jetë” ekzaminon në mënyrë të detajuar secilën nga sëmundjet më të përhapura të ditëve të sotme, duke iu kushtuar secilës prej tyre nga një kapitull të plotë, ku shpjegohet si dhe pse, nëse shtojmë konsumimin e disa ushqimeve dhe shmangim disa të tjera, mund të reduktojmë në minimum rrezikun e sëmundjes apo rikthimin e saj. Duke e vënë theksin në historikun shëndetësor familjar, por pa përjashtuar nevojat individuale, dr. Michael Greger paraqet një regjim praktik që ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të pasur një jetë më të gjatë, por mbi të gjitha, më të shëndetshme.

MICHAEL GREGER është mjek, autor dhe lektor i njohur në botë për ushqyerjen, sigurinë e ushqimeve dhe çështjet e shëndetit publik. Ai drejton NutritionFacts.o rg, një faqe e njohur jofitimprurëse në internet, e cila ofron video dhe artikuj të përditshëm për kërkimet më të fundit shkencore lidhur me ushqyerjen. GENE STONE ka shkruar shumë libra për ushqyerjen me bazë bimore, përfshirë bestsellerin “Forks Over Knives”.