Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm" nga Martha Stewart. Një udhëzues praktik se si të kujdeseni për veten dhe të tjerët.
Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeçare – frymëzohuni nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar një atmosferë sa më optimiste, e deri te këshillat për shëndetin mendor pas të dyzetave.
Dhjetë rregullat e arta për një plakje të suksesshme paraqesin një tablo të përgjithshme, të ndarë në kapituj, ku trajtohen nevojat gjithmonë e në ndryshim përgjatë çdo dhjetëvjeçari, përfshirë këtu:
- TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM: mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.
- TË QËNDROJMË NË FORMË E TË SHËNDETSHËM: qëndroni në formë duke përmirësuar ekuilibrin, forcuar rezistencën dhe duke ruajtur fleksibilitetin.
- MENDJE E SHËNDOSHË: stimuloni aktivitete të reja për trurin për të parandaluar humbjen e kujtesës.
- PERSPEKTIVË E SHËNDETSHME: vendosni pikësynime të përditshme duke forcuar lidhjet shoqërore.
- TË JETOJMË SHËNDETSHËM ÇDO DITË: mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni vëmendje dhimbjeve.
- PAMJE E SHËNDETSHME: kujdesuni për lëkurën dhe përshtatni grimin me moshën.
- SHTËPI E SHËNDETSHME: krijoni mjedise që pasqyrojnë mënyrën se si doni të jetoni.
- PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME: mbani në kontroll shëndetin, që të parandaloni sëmundjet.
- KUJDESI PËR SHËNDETIN: përgatituni të ndihmoni të tjerët, por pa lënë pas dore veten.