Botimet Living prezantojnë librin “Gabriela, karafil dhe kanellë” nga Jorge Amado.
Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. Kur koloneli Mendosa gjen të shoqen në shtrat me dashnorin, I qëllon të dy pa iu dridhur qerpiku, duke i lënë të vdekur në vend. Asokohe, edhe konfliktet politike mund të zgjidheshin me përdorimin e armës…
E teksa ndodhin të gjitha këto, askujt nuk ia pret mendja se, nga një emigrante e rëndomtë, Gabriela do të kthehet në faktorin e ndryshimit në qytet. Nasib Saadi, një arab i vendosur prej vitesh në Iljeusa, do të gjejë tek ajo jo vetëm kuzhinieren e pakrahasueshme, por edhe një bukuri të pashoqe. Po ç’do të thonë bota sikur ai ta marrë atë për grua?
I mbushur me emocione, satirë dhe intriga, libri “Gabriela, karafil dhe kanellë” është një panoramë e gjerë e jetës qytetare braziliane të kohës. Nga një prej shkrimtarëve më të shquar dhe më argëtues
“Nuk di se çfarë të admiroj më shumë nga ky libër: larminë gjuhësore të Amados apo humorin, ëmbëlsinë dhe humanizmin e tij.” – Saturday Review
“Një Çarls Dikens i shekullit të njëzetë. Mjeshtër i rrëfimtarisë.” – The Nation