Të dua Chanel


Autori:
Daniela Farnese
Zhanri:
Romancë
Çmimi:
1200 lekë, ( €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris. Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash. E pasionuar pas fustaneve të zeza, të ngushta dhe qëndrimit drejt në majë të takave të larta, Coco-ja moderne, tashmë e sigurt në vetvete, është e dashuruar marrëzisht dhe gati për t’u përballur me të ardhmen e ndritur.

Po çfarë ndodh nëse krejt papritur, kur gjithçka duket se shkon vaj, në jetën e Etienit rishfaqet një e shkuar e errët dhe sidomos nëse ajo e shkuar ka masën 38, është elegante dhe duket si një aktore franceze e filmave pa zë? Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Coco-ja duhet të përballet edhe me një mëtues të bukur si Perëndi dhe një baba që kërkon të rifitojë dashurinë e së bijës pas shumë vitesh. Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.