KURRË MOS U NDAL KURRË MOS HARRO VETËM KUJTO
Çarli Uinudi dhe Sajles Nashi kanë qenë shokë të ngushtë që kur mund të ecnin dhe të dashuruar që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Mirëpo një mëngjes… ata janë krejtësisht të huaj. Puthja e parë, zënka e parë, çasti kur ranë në dashuri… çdo kujtim është zhdukur.Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
Libri “Kurrën e kurrës” do t’i lërë lexuesit pa frymë dhe do t’i bëjë të besojnë në fuqinë e dashurisë.