Lili dhe Rajli kanë rënë dakord të bashkëprindërojnë në mënyrë të qytetëruar. Papritur, një ditë ajo ndeshet në rrugë me Atlasin… sërish. Pas pothuajse dy vjetësh pa u takuar dhe me kohën në anën e saj, ajo i thotë menjëherë “po”, kur ai i kërkon të dalin bashkë. Po entuziazmi i saj shpejt do të shuhet nga frika se, edhe pse nuk janë më të martuar, Rajli vazhdon të jetë pjesë e jetës së saj dhe ai nuk do të duronte kurrsesi që njeriu i parë që do të hynte në jetën e Lilit dhe vajzës së tyre, Emersonit, të ishte pikërisht Atlas Karrigani.
I shkruar si nga këndvështrimi i Lilit, ashtu edhe nga ai i Atlasit, libri “Fillon me ne” nis pikërisht aty ku mbyllet “Mbaron me ne”. Ai zbulon shumë më tepër nga e shkuara e Atlasit dhe vazhdon me Lilin që vendos t’i japë një mundësi të dytë dashurisë së saj të parë, me gjithë përpjekjet e ish-burrit xheloz për t’i ndarë ata