Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë
“Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë.”
Me anë të rrëfimeve të personelit të Shtëpisë së Bardhë, në këtë libër do të njiheni me historitë e familjeve:
Kenedi – që nga momentet më intime të martesës së tyre e deri te ditët kaotike pas vrasjes së Xhon Ficxherald Kenedit
Xhonson – saga e Lindon Bi Xhonsonit dhe fiksimit të tij me dushin në Shtëpinë e Bardhë
Nikson – përfshirë edhe shfaqjen e papritur të Riçard Niksonit në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e dorëheqjes së tij
Regan – nga historia e një zjarri të rënë gjatë mandatit të tij të dytë, që i rrezikoi jetën atij, e deri te përkushtimi i Nensit për të pasur në kontroll gjithçka, deri në detajin më të vogël
Klinton – betejat intime të çiftit, që u shënjuan me hedhje sendesh nëpër shtëpi dhe shkaktuan ankth te punonjësit e shërbimit
Obama – të cilët kërcyen nën tingujt e Mary J. Blidge natën e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.