Kur fryma bëhet ajër


Autori:
Paul Kalanithi
Zhanri:
Biografi / Autobiografi / Kujtime
Çmimi:
1000 lekë, (8 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë librin “Kur fryma bëhet ajër”, nga Paul Kalanithi, finalist për çmimin Pulitzer!

Një mjek, sëmundja e tij dhe kuptimi i vërtetë i jetës…

Një mësim i vyer për jetën

…megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t’i lija asaj letra, po çfarë t’i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkëdhelës që i kemi vënë ne, por ndoshta ka diçka që mund t’i them atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar.

Mesazhi im për të është i thjeshtë:

“Kur të jesh në një nga ato çastet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qenë, çfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë më parë për të, një gëzim që nuk rreket të kërkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!”

 

PAUL KALANITHI ishte neurokirurg dhe shkrimtar. Ai u diplomua në Universitetin e Stenfordit për anglisht dhe biologji. Më pas, studioi për histori, filozofi dhe mjekësi në Universitetin e Kembrixhit dhe u diplomua me medalje ari nga Fakulteti i Mjekësisë së Jeilit.
Ai ndërroi jetë në mars 2015, duke lënë pas një familje të madhe e të dashur, përfshirë bashkëshorten e tij, Lusin, dhe vajzën e tyre, Elizabeta Akadian.