Botimet Living prezantojnë librin “E vërteta ime”, nga Hillary Rodham Clinton.
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundërshtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës.
Në këtë libër, ajo tregon se ç’do të thotë të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç’sfida duhet të kalojë një grua për t’u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjerë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë.
Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i paprecedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi “I” Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t’i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
HILLARI RODHAM KLINTON është gruaja e parë e kandiduar për presidente nga një parti e madhe politike në Amerikë. Ajo ka shërbyer si Sekretarja e 67 e Shtetit: 21 janar 2009 – 1 shkurt 2013, pas pothuajse katër dekadash në shërbim publik, si avokate, Zonjë e Parë e vendit dhe Senatore. Ajo është bashkëshorte, nënë dhe gjyshe.