Sicili, 1968. Vetëm disa muaj pasi një tërmet i fuqishëm shkatërron qytetin malor të Gibelinës, Encoja dhe gruaja e tij, Irena Borgata, po kthehen në rezidencën familjare, në Vilën Alba, mes rrugëve të shkretuara të një qyteti fantazmë. Kur u prishet makina, Encoja lë të shoqen dhe shkon të kërkojë ndihmë, por kur kthehet nuk ka asnjë gjurmë të Irenës. Asnjë trup, asnjë shenjë përleshjeje, asgjë.
2003. Milo Konti është një gazetar investigativ i pasionuar pas ngjarjeve të vërteta kriminale. Kur ai kthen vëmendjen te historia e zhdukjes së Irena Borgatës dhe akuzon të shoqin e saj për vrasje, vajza e Encos, Madi, i kërkon shoqes së fëmijërisë, detektives së tërhequr nga detyra, Ejprëll Kobejnit, ta ndihmojë të vërtetojë pafajësinë e të atit. Ato që zbulon Ejprëlli janë histori të errëta; takime mafiozësh, tradhti, identitete të rreme, hidhërim dhe dashuri të forta.
Teksa bota fillon e mbyllet ngadalë në klaustrofobinë e Vilës Alba dhe shtëpia fillon të tregojë sekretet e saj, do të dëshironte vallë familja Borgata të mos i kishte kërkuar kurrë ndihmë Ejprëllit? Çfarë ka ndodhur vërtet me gruan e zhdukur të Enco Borgatës?