VDEKJEPRURËSE. BESNIKE. LEGJENDARE.
Hyni në botën e fantazisë me librin e parë, “Froni prej xhami”, të serisë së librave më të shitur nga Sarah J. Maas.
Në kështjellën e një toke pa magji thirret një vrasëse. Ndonëse e urren mbretin e egër që sundon në fronin prej xhami, ajo nuk ka shkuar ta vrasë, por të fitojë lirinë e saj. Nëse mposht njëzet e tre vrasës, hajdutë dhe luftëtarë në një garë, do të lirohet nga burgu si kampione e mbretit. Emri i saj është Selena Sardotin. Princi i kurorës do ta provokojë, kapiteni i rojave do ta mbrojë dhe një princeshë nga një vend i largët do të miqësohet me të. Mirëpo në kështjellë lëvrin diçka e keqe dhe ajo duhet ta heqë qafe. Kur konkurrentët e saj fillojnë të vdesin në mënyrë misterioze, një nga një, përpjekjet e Selenës për liri kthehen në një luftë për mbijetesë dhe në një kërkim të dëshpëruar për të çrrënjosur të keqen përpara se të shkatërrojë botën e saj.
Ngacmues dhe i egër, libri “Froni prej xhami” ka mahnitur lexuesit në mbarë botën.