Një ditë, vetëm pak kohë pas datëlindjes së saj, Libi Xhonsi gjen një letër që ka 25 vjet që e pret. Teksa e hap, në mendje i rreh vetëm një mendim: “Më në fund do të marr vesh se kush jam”. Ajo mëson jo vetëm identitetin e prindërve biologjikë, por edhe që është trashëgimtarja e shtëpisë së tyre luksoze buzë Tamizit. Jeta e Libit, sa hap e mbyll sytë, kthehet përmbys. Gjithçka do të ndryshojë. Mirëpo ajo që Libi nuk di është fakti që atë ditë mezi e kanë pritur edhe persona të tjerë dhe së shpejti do t’i takojë…Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.